Dy të plagosur në Pejë, shtatë të arrestuar

Dy persona janë plagosur pas disa gjuajtjeve me armë në Pejë mbrëmë pak para mesnatës.

Siç ka bërë të ditur Policia në rast kanë qenë të invlovuar shtatë persona të dyshimtë dhe të gjithë ata janë arrestuar.

Njëri nga të plagosurit ka pësuar lëndime më të mëdha dhe si pasojë është dërguar në QKUK.

“Mbrëmë rreth orës 23 policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Sak Fazlija’. Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka takuar dy persona që janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve, më vonë janë arrestuar edhe pesë të tjerë. Gjatë përleshjes janë plagosur dy persona dhe janë dërguar në emergjencë. Për shkak të lëndimeve njëri është dërguar në QKUK. Të dy janë jashtë rrezikut për jetë. Prokurori e ka cilësuar tentim vrasje të rëndë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme