Gjykata e Beratit ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në burg me afat” në “Detyrim paraqitje” për Ardit Nanon dhe Andon Shosharin, dy të rinjtë të moshave 33 dhe 20 vjeçare, që u arrestuan pas akuzave për përdhunimin e dy vajzave.
Të dy të rinjtë u arrestuan nga policia në 16 dhjetor 2023, ndërsa ditën e martë (24 janar) pas kërkesës së Prokurores Denisa Perdja për ndryshimin e masës së sigurisë, pasi mungonin provat, gjyqtarja Ardiola Çela vendosi masën e sigurisë ‘Detyrim paraqitje”.
Ndryshini i masës ndodhi për shkak të mungesës së provave ndaj Shosharit dhe Nanos, pas verifikimit të kamerave të sigurisë përreth banesës së vajzave dhe ekzaminimit mjeko-ligjor.
Familjarët e djemve kanë deklaruae se tashmë drejtësia u vu në vend dhe djemtë e tyre dolën nga paraburgimi pasi kanë qënë të pafajshëm.
Edhe në daljet e mëparshme për mediat, familjaret e djemve janë shprehur se gjithçka ishte një gënjeshtër dhe se vajzat ishin manipuluar për ti denoncuar nga familja e të fejuarit të tyre, të shtyrë nga xhelozia sepse vajzat ka qënë të lidhuara më parë me ta.
Ndërsa në një deklaratë për mediat, e ëma e njërit prej djemve, tha se me lirimin e djalit, doli e vërteta dhe se gjithçka ishte e manipuluar.
“Shyqyr që më doli djali se doli e vërteta! Nuk kishte asnjë lloj, problem, e kanë bërë kot të gjitha ato”, tha nëna e njëri djemve.
Ndërsa babai njëri prej dy djemve që u liruan nga Gjykata, tha se doli e drejta e djalit të tij, dhe sipas tij nuk kishte asnjë fakt dhe asnjë arsye.
“Ja shyqyr që doli e drejta e djalit tim që s’kishte asnjë fakt asnjë arsye! Kjo ishte padrejtësi. Ju faleminderit se doli e vërteta. I kanë marrë në qafë kot çunat. Çfarë të them tjetër una, nuk kishin asnjë arsye”, tha babai njërit prej dy djemve