Dy të vdekur nga një sulm me thikë në Gjermaninë jugore

Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën sot në një sulm me thikë në një park në Gjermaninë jugore, thanë autoritetet lokale, transmeton Anadolu.

Policia ka arrestuar një të dyshuar pas incidentit të dhunshëm në Aschaffenburg, në shtetin juglindor të Bavarisë, sipas një deklarate të policisë.

“Ka pasur një sulm me thikë në Schoental Park rreth orës 11:45, ku dy persona u plagosën për vdekje. I dyshuari u arrestua në afërsi të vendit të ngjarjes”, tha policia në X, duke shtuar se nuk ka kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë publike.

Duke cituar burime policore, e përditshmja gjermane Bild raportoi se një nga të vrarët në sulm ishte një fëmijë, ndërsa dy të rritur janë plagosur gjithashtu.

Policia ka rrethuar vendin e krimit teksa po mblidhte provat.

Autoritetet nuk kanë dhënë informacione për motivet e mundshme të të dyshuarit apo identitetin e viktimave.

Nëntorin e kaluar, policia përcaktoi pjesë të zonës së parkut si “vend të rrezikshëm”.

Sipas raporteve të mediave lokale, ky përcaktim rrjedh nga incidentet e grabitjes dhe sulmeve të lidhura me aktivitete narkotike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme