Dy vite burg për ish-drejtoreshën e Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore dhe Mobilitet

Dy vite burg për Lidija Dimova, ish-drejtoreshën e Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore dhe Mobilitet Evropian, për veprën keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar. Vendimi u shpall sot në Gjykatën Penale në Shkup, ndërsa gjykatësja Fanka Jançuleva Mihajllovska vendosi gjithashtu që Dimova të kompensojë dëmin prej 22,7 milionë denarë ndaj Agjencisë Nacionale.

Për veprën mashtrim, në të njëjtin rast, gjykatësja solli vendim lirimi për të akuzuarën Ana Pavlidu. Sipas vendimit, Dimova me veprim jo-profesional dhe të pandërgjegjshëm ka mundësuar përfitim të kundërligjshëm material për persona të tretë, me ç’rast është shkaktuar dëm prej 2 milionë e 818 mijë denarë fondeve evropiane.

Dimova, për mediat deklaroi se nuk e kupton vendimin, por se ky nuk është epilog i papritur për të.

“Së pari jam e hutuar, sepse nga njëra anë lirohem nga akuza se kam keqpërdorur para evropiane, ndërsa nga ana tjetër akuzohem pse nuk i jam përmbajtur procedurave për veprat që më ngarkohen, ndërkohë që gjykatësja vazhdimisht përsëriste se paratë që janë përdorur për atë për të cilën më akuzojnë vijnë nga fondi operativ i BE-së. Pra, këto janë para evropiane, për të cilat më herët jam liruar se nuk i kam keqpërdorur. Megjithatë, realisht nuk jam e befasuar, sepse gjatë dy-tre javëve të fundit u ringjallën gomarët e stërvitur dhe mendoj se kjo është edhe një çështje politike me atë fatkeqësi që në këtë rast të dyja palët kanë interes që unë të dënohem”, deklaroi Lidija Dimova, ish-drejtoreshë e Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore dhe Mobilitet Evropian. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme