Dy vjet nga tërmeti shkatërrues, Rama: Sot jemi ngritur më të fortë, kujtoj me dhimbje…

Kanë kaluar dy vjet kur tërmeti i 26 nëntorit 2019, u mori jetën 51 qytetarëve ndërsa shkatërroi mijëra banesa.


Numri një i Qeverisë, Edi Rama, e ka kujtuar këtë moment të trishtë për vendin përmes një statusi në rrjetet sociale, duke u shprehur se tragjeditë i sprovojnë popujt dhe shtetit duke shtuar se sot mund të themi pa droje se jemi ngritur më të fortë.

POSTIMI I PLOTË

MIRËMËNGJES

Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj

Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme