Dylan pranon më në fund Nobelin e Letërsisë

Njoftimi vjen nga vet akademia suedeze e çmimeve prestigjioze.Këngëtari amerikan u vlerësua me këtë çmim në tetor, por nuk udhëtoi të merrte trofeun, apo të mbante leksion, gjë që duhet medoemos për të marrë shpërblimin prej 8 milionë kronash, apo rreth 900 mijë dollarësh. Zyrtarë të akademisë suedeze thanë se do të takoheshin privatisht me 75-vjeçarin Dylan në kryeqytetin suedez, aty ku ai pritet të mbajë edhe dy koncerte. Sa për leksionin, ai nuk pritet ta japë atë personalisht, por do të dërgojë një version të regjistruar. Dhe, nëse nuk e jep leksionin deri në qershor, do t’i duhet ta dorëzojë shpërblimin që shoqëron trofeun. Një njoftim i Profesoreshë Sara Danius, sekretare e përhershme e Akademisë suedeze, njoftonte se “lajmi i mirë është se Akademia dhe Bob Dylan kanë vendosur të takohet këtë fundjavë. Akademia do t’i dorëzojë atij diplomën dhe medaljen e Nobelit, si dhe do ta urojnë për fitimin e çmimit për Letërsinë. Ceremonia do të jetë jo e bujshme dhe private, ndaj nuk do të jetë e pranishme asnjë media. Vetëm Bob Dylan dhe anëtarët e Akademisë do të marrin pjesë, kjo sipas dëshirës së Dylan”. Darius tha se leksione të regjistruara janë dërguar nga fituesit edhe në të kaluarën, përfshi këtu Alice Munro në vitin 2013. Më herët gjatë kësaj jave, Darius tha se Akademia nuk kishte biseduar në telefon me Dylan dhe se ai kishte kohë deri më 10 qershor për të dhënë mësim në mënyrë që të rrëmbente edhe shpërblimin. “Se çfarë vendos ai të bëjë, është çështje e tij”, kishte thënë ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme