Dysheku me ngrohje shkakton zjarr në një apartament në Durrës, 15 të asfiksuar

13 persona janë asfikësuar në Durrës, pasi ka rënë zjarr në katin e 7-të të një pallati. Flakët janë parë fillimisht në dhomën e gjumit dhe më pas janë përhapur edhe në pjesën tjetër të apartamentit. Dyshohet se shkak i zjarrit është dysheku me ngrohje në dhomën e gjumit. Një shkëndijë elektrike ka bërë që dysheku të marrë zjarr dhe më pas të përhapet edhe te perdet.

Mes personave që janë asfiksuar është edhe kryefamiljari dhe djali i tij, të cilët janë çuar me urgjencë në Spitalin e Durrësit. Kur kanë parë flakët banorët e tjerë të pallatit kanë dalë në ambjentet e jashmte për të mos u asfiksuar.

Ndërkohë 1 zjarrëfikës që ka shkuar për të shuar flakët  dhe 4 oficer policie, gjithashtu janë asfiksuar. Policët dhe zjarrëfikësit ndërhyjnë për të nxjerë në ambjentet e jashtme banorët e pallatit.

Personat që kanë mbetur të asfikësuar, janë jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Durrësit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme