Dyshime se u keqpërdorën 1 miliardë denarë në rastin “Trust”

Tre kompani të bashkuara në një konzorcium dyshohen për falsifikim të dokumenteve dhe të dhënave për kuadrin dhe makineritë e tyre, vetëm e vetëm që të fitojnë një tender për gërmim nga Elektranat e Maqedonisë të shpallur në vitin  2011. Të dyshuar në rastin e ri të Prokurorisë Speciale me emrin “Trust”  janë tre drejtuesit e kompanive “Transmet” nga Shkupi, “Sileks” nga Kratova dhe “Vato Deo” nga Studeniçani.

“Kjo lëndë do të tregojë se deri ku ka shkuar lufta me konkurrencën për të fituar tenderë dhe shuma të mëdha parash dhe si një konzorcium, me dokumentacion të falsifikuar, ka arritur që të fitojë tender, por edhe aneks të asaj marrëveshjeje, duke përfituar kështu 17 milion e 235 mijë euro, para të qytetarëve të Maqedonisë”, ka deklaruar prokurorja Fatime Fetai.

Prokurorja Fatime Fetai shpjegoi se provat janë mbledhur nga tre biseda të përgjuara, 2 të publikuara dhe një e pa publikuar në opinion. Tre personat e dyshuar fizik që kanë vepruar në emër të tre firmave, kanë përpiluar  dokumentacione të rreme për makineritë dhe kuadrot e kualifikuara, në mënyrë që të përshtaten me kërkesat e theksuara në tenderin e shpallur.

“Ekziston dyshim i bazuar se tre të dyshuarit, me veprimet e tyre për Konsorciumin kanë përfituar një miliard denarë. Në mënyrë plotësuese të marrëveshjes me dokumente të falsifikuara është nënshkruar edhe një aneks në vlerë prej 60 milion denarë. Prej këtu përfundojmë se ekziston dyshim i bazuar se të dyshuarit kanë përfituar 17 milion euro. Theksojmë se të dyshuar janë edhe personat juridik në emër të të cilëve kanë vepruar këta tre persona fizik”, ka shtuar ajo.

Për dy prej të dyshuarve do të kërkohet paraburgim, por Specialja nuk shpjegoi se për cilin prej drejtuesve të firmave.

Para se të prezantohet lënda e re, Katica Janeva u tërhoqi vërejtjen disa funksionarëve për mungesën e respektit ndaj këtij institucioni, duke paralajmëruar se secili që ka shkelur ligjin, do të përballet me drejtësinë./SHENJA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme