Një person është regjistruar mbrëmë në Prizren nga kamerat e sigurisë, duke shqyer librin e shenjtë të Kur’anit.
Për këtë ka reaguar Bashkësia Islame e Prizrenit, kryeimami Orhan Bislimaj, në një paraqitje në emisionin Fol me Arin në Klan Kosova FM.
“Në bazë të një përshkrimi që është bërë në prani të policisë, njerëzit okular që kanë qenë afër kanë verifikuar personin, duke u mbështetur në veshjen dhe xhaketën që ai kishte veshur”.
Policia tashmë ka identifikuar personin, dhe është thënë se ai ka probleme mendore. Megjithatë, organet e hetuesisë duhet ta verifikojnë këtë informacion”.
Një pyetje që ngrihet është, nëse ai ka probleme psiqike, pse ka marrë vetëm Kuranin dhe jo librin e Biblës apo ndonjë libër tjetër, tha Bislimaj, transmeton Klankosova.tv.
Ndiq detajet, në videon vijuese: