Dyshohen si trafikues droge me shefin e tyre, pezullohen 5 punonjës të tjerë në Kapshticë

Pas pezullimit të Shefit të Hetimit, Edmond Çela mësohet se edhe 5 punonjës të tjerë të doganës së Kapshticës kanë marrë të njëjtën masë ndëshkimore, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikut të heroinës nga Shqipëria drejt Greqisë.
Ngjarja

Mesditën e sotme shefi i Hetimit të Krimit në drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, Edmond Çela është pezulluar nga detyra pas sekuestrimit të 2 kg heroinë të premten në Kapshticë.

Gjatë ditës së djeshme droga u gjet nga policia greke në autobusin e linjës Shqipëri-Greqi, ndërsa nga hetimet e para rezulton se pronar i saj është Edmond Çela.

Policia shqiptare kishte dyshime për lëndën narkotike në autobus, por nuk arriti ta gjejë, ndërsa pas rikontrollit nga pala greke me aparatura më speciale është bërë zbulimi.

Çela është pezulluar nga SHÇBA, pasi është pronari i linjës së autobusit ku u sekuestrua heroina, që kishte destinacion Greqinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme