Dyshohet për zjarrvënie të qëllishme, digjet makina e zyrtares së Bashkisë

Makina e një zyrtareje në Bashkinë e Vlorës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës (7 prill).makina flake


Raportohet se disa persona janë shoqëruar në polici si të dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji”, ndërsa automjeti tip “Volkswagen” mësohet se është në pronësi të zyrtares me iniciale A. Sh., banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme