Dyshohet se babë e bir ishin në gjendje të dehur, detaje nga krimi i rëndë në Tiranë

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me krimin e rëndë në një familje në Tiranë, ku babai 74-vjeçar Hekuran Gjoni ka goditur për vdekje me thikë djalin e tij 37-vjeçar, Asim Gjoni.


Burime për gazetarin Igli Çelmeta bën me dije se babë e bir, në gjendje të dehur, kanë patur një konflikt pranë banesës së tyre, i cili fillimisht ka qenë verbal e më pas fizik.

Më pas, 74-vjeçari ka marrë thikë dhe ka goditur djalin e tij, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spital.

Dyshohet se debati mes tyre ka qenë për motive të dobëta dhe se autori tashmë është shoqëruar në komisariatin numër 4 ku edhe po merret në pyetje.

Në pyetje janë duke u marrë edhe familjarë e të afërm të viktimës dhe autorit, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme