Dyshohet se i përket Veliajt dhe Xoxës, SPAK sekuestron një pronë në zonën e ‘Kodrës së Diellit’

SPAK ka sekuestruar një pronë që dyshohet se është në pronësi të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, e cila ndodhet nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje”.


Prona e sekuestruar ndodhet në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të organit të akuzës, ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se Veliaj dhe Xoxa kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

SPAK thekson se nga të dhënat e mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, rezulton dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova, se Veliaj dhe Xoxa kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri, njëra prej të cilave është shtesë pasurie. Të dyja këto pasuri janë ngjitur me apartamentin në të cilin ata jetojnë aktualisht në Selitë, në rezidencën “Kodra e Diellit”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme