Dyshohet se lidhte kontrata klienteliste/ Hetimet e reja ndaj Ilir Beqajt! BKH vijon kontrollet në ‘Delta Pharma’, aksionere dhe gruaja e ish-ministrit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me kontrollin që Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe policia, me urdhër të SPAK, një ditë më parë kryen në farmacinë “Delta Farma”, por dhe në disa farmaci të tjera kryesisht të lokalizuara në Tiranë.


Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK po heton për rolin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje me dyshimet për kontrollin e kompanive farmaceutike. BKH pas ‘Delta Pharma’ ka ushtruar kontrolle në banesat e aksionarëve dhe drejtuesve të kompanisë farmaceutike.

Mësohet se në këtë kompani rezulton aksionere gruaja e Ilir Beqaj, Adriana Beqaj. Sakaq, kontrollet në Delta Pharma kanë vijuar deti natën vonë, ndërsa ka pasur forca të shumta policore. Ilir Beqaj ka dyshime se kontrollon kompanitë indirekt dhe në kohën që ka qenë ministër ka dyshime për lidhje të kontratave klienteliste.

Kontrollet nisen dje (28 dhjetor)

Pasditen e djeshme për orë me radhët oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të mbështetur edhe nga Policia kanë ndërmarrë kontrolle intensive mbi një rrjet farmacish në Tiranë.

Ky kontroll mësohet se është urdhëruar nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të një hetimi të ri që ka nisur ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. Sipas të dhënave jozyrtare mësohet se në fokus ka qenë konkretisht “Delta Farma” dhe rrjeti i farmacive të emërtuara “Ditë e Natë”.

Mësohet se në këtë objekte që janë bërë pjesë e kontrollit pasditen e djeshme, oficerët e BKH-së kanë sekuestruar përveç dokumenteve, dosjeve edhe disa kompjutera që janë gjendur brenda objekteve që tregtojnë barna, kryesisht në Tiranë. Por më herët u mësua se një grup i kësaj Byroje, mbështetur sërish nga Policia kanë kryer edhe kontrolle në banesën e Ilir Beqjas

DETAJET KONTROLLEVE NË FARMACITË

Mbrëmë u zbardhen detaje të reja në lidhje me kontrollin që Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia me urdhër të SPAK po kryejnë në farmacinë “Delta Farma”, por dhe në disa farmaci të tjera kryesisht të lokalizuara në Tiranë. Kontrolli ka nisur që prej mesditës së djeshme, në kuadër të një hetimi të ri të lidhur me kontratat që këto kompani kanë pasur me Ministrinë e Shëndetësisë, kur drejtohej nga Ilir Beqaj. Kontrolli në “Delta Farma” dhe farmaci të tjera ka vijuar për orë me radhë, ndërsa mësohet se janë sekuestruar dokumente që mund t’i shërbejnë hetimit, e po ashtu edhe kompjutera të përdorur nëpër këto farmaci. Lidhur me këtë çështje të re penale, mësohet se po hetohet roli i ish-ministrit Ilir Beqaj, për të parë lidhjet që mund të ketë me pronarët e këtyre farmacive dhe sesi janë lidhur kontratat. Pra, nëse janë lidhur me procedurë sipas ligjit, apo në mënyrë klienteliste, por ende nuk dihet se për cilat kontrata bëhet fjalë konkretisht. Po ashtu mësohet se kontrolle janë kryer edhe në disa banesa të personave, që dyshohet se kanë lidhje me ish-ministrin Beqaj. Kontrolle në këto kompani kanë nisur pas indicieve që SPAK ka marrë lidhur me shkeljet e pretenduara, kur ky institucion drejtohej nga Beqaj. Theksohet se ky është një hetim i ri, i cili nuk lidhet me hetimet e mëparshme për Ilir Beqajn. Ndërkohë, hetimi po mbahet sekret në mënyrë që mos ketë mundësi për prishje të provave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme