Ryshfet nëpërmjet transaksionit bankar. Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni, pas hetimit për furnizim ilegal të botoksit në Maqedoni, ka zbuluar rastësisht nga telefoni i një të dyshuarës se në dhjetor të vitit të kaluar, ka dhënë ryshfet për të kaluar provimin profesional për stomatologji. I dyshuar i parë në këtë rast është doktori dhe kryetari i Shoqatës së Stomatologëve Shqiptarë në Maqedoni, i cili ka intervenuar te kryetari i Komisionit për Provime Profesionale Shëndetësore, i cili më pas i ka ndihmuar të dyshuarës ta kalojë provimin. Një pjesë të ryshfetit që e dyshuara ia ka dorëzuar në llogarinë bankare, kreut të Shoqatës së Stomatologëve Shqiptarë e ka ndarë me kryetarin e Komisionit.
The post Dyshohet se pagoi për provimin, ryshfeti kaloi përmes llogarisë bankare appeared first on Alsat.



