Dyshohet se u vetëhodh në kanionet e Osumit, vijojnë kërkimet për trupin e 42-vjeçarit në Skrapar! Gjenden atletet, aksionit i bashkohen banorë dhe familjarë

Që prej mëngjesit të sotëm, në Kanionet e Osumit në Skrapar, janë duke vijuar kërkimet për gjetjet e 42-vjeçarit Ilir Kurti, që dyshohet se u hodh në lumë mbrëmjen e 19 shkurtit.


Në ndihmë të polumbarëve kanë shkuar sot edhe Forcat e Ushtrisë, të Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe banorë e familjarë, por ende nuk ka asnjë gjurmë. Kërkimet po vijojnë në të gjithë gjatësinë e Kanioneve, ku ushtria ka gjetur mesditën e sotme në ujë vetë atletet që ai kishte të veshura atë natë.

Rryma e fortë e lumit ditën e sotme i ka bërë të vështira kërkimet në ujë, por polombarët dhe ushtria nuk janë ndalur. Ekipet e kërkimit shpresojnë që trupi të ketë ngecur në ndonjë shkurre, për ta gjetur, sepse nëse e ka marrë rrjedha e ujit nuk dihet se në ç’degë të Osumit mund ta nxjerrë.

42-vjeçar nga qyteti i Skraparit Ilir Kurti dyshohet se i dha fund jetës mbrëmjen e 19 shkurtit, duke u vetëhedhur në lumë, në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, në afërsi të Kanioneve të Osumit, në Skrapar.

Në vendngjarje atë natë u gjetën motori me të cilin ai lëvizte, disa sende personale dhe celulari i tij, nga i cili rezultoi se 42-vjeçari i kishte nisur një mesazh vëllait, duke i thënë se po hidhej në lumë.

Sipas familjarëve, ai ishte mbyllur prej muajsh në vetvete dhe po e vuante mjaft ndarjen nga djali, me të cilin nuk fliste prej 7-vitesh pasi ish-bashkëshortja e tij e kishte marrë me vete në vendlindjen e saj, Rumani, kur ishte larguar nga Skrapari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme