Ministri i Zhvillimit Rajonal në Kosovë, Fikrim Damka, dhe biri i tij Fuat Damka janë arrestuar nga policia ditën e djeshme.
Ata janë arrestuar ditën e djeshme teksa mbaheshin zgjedhjet në Kosovë për veprat penale, “Sulm” dhe “Kanosje”.
“Dje me datë 09.02.2025 rreth orës 18:00 në Prizren është raportuar një rast “Kanosje dhe Sulm” , policia ka intervsituar të dyshuarit F.D. dhe F.D dhe viktimat si dhe janë mbledhur edhe prova dhe dëshmi tjera dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor”, ka njoftuar policia.
Ende nuk dihet se në çfarë incidenti është përfshirë ministri.