Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj të birit, 70-vjeçari përfundon në prangat e policisë! Ja çfarë iu gjet në banesë

Policia e Divjakës ka arrestuar një 70-vjeçar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij 33-vjeçar. Viktima ka bërë kallëzim ndaj babait të tij për ngjarjen.


Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë, të cilat ai i posedonte pa leje.

Materialet i janë referuar më tej Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Divjakë

Arrestohet 1 shtetas që mbante në banesë granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë.

Ky shtetas gjithashtu dhunoi për motive të dobëta, djalin e tij.

Menjëherë pas denoncimit të një 33-vjeçari, se ishte dhunuar në banesë në fshatin Ferras, nga babai i tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale, të autorit.

Si rezultat, u arrestua shtetasi M. M., 70 vjeç.

Në vijim të veprimeve policore, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë, të cilat ai i posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme