Një person është dërguar në QKUK pasi që dyshohet se është vetë-lënduar me armë zjarri, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.
Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00 në Gjakovë, dhe rasti është cilësuar “hetim i vdekjes”.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/