Ditën e shtunë, një koment i kryeministrit Edi Rama u shfaq në gazetën franceze, Le Monde. I kompleksuar nga akuza e kësaj gazete se shembja e Teatrit Kombëtar ishte akt barbar, Edi Rama u përpoq të sqaronte lexuesit por e trashi më shumë zullimin.
Po të shtunën, opozita e akuzoi se kishte marrë charter-in privat dhe ia kishte mbathur drejt Parisit për fundjavë. Një shpenzim luksi për vendin më të varfër në Europë. U nis të sqaronte francezët se nuk është barbar dhe u shfaq si një despot afrikan, si një personazh i denjë për filmat e Sacha Baron Cohen.
Ngjante si ai lideri çeçen që e ka mbushur Groznin me kulla e xhama nga arkitektë me emër, por sundon si feudal qesharak.
Nuk kishte mënyrë më të mirë për t’u thënë shqiptarëve dhe botës se pavarësisht se thotë se është ‘nxënës i Nolit dhe Konicës’, ngjan si dy pika uji me personazhet hajvanë dhe të babëzitur që kanë përshkruar ata. /Syri.net