E akuzuar për tendera korruptive, Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon shfuqizimin e pezullimit nga funksionet publike

Belinda Balluku ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës të pezullimit nga ushtrimi i funksioneve publike.


Balluku akuzohet dhe është marrë e pandehur në një çështje që lidhet me abuzime të dyshuara në procedura tenderimi me vlera miliona euro, ndërsa masa e pezullimit është vendosur në kuadër të hetimeve.

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi një mbledhje të grupit parlamentar socialist për të shkarkuar nga postet qeveritare Belinda Ballukun, katër muaj pasi Prokuroria e Posaçme e mori atë të pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Balluku mbante prej 2019 postin e Ministres për Infrastrukturën dhe Energjinë dhe nga 2022 edhe atë të zv.kryeministres.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme