E bujshme: Conceiçao pritet të merr drejtimin e një tjetër gjiganti italian

Conceiçao largohet nga Milani, por mbetet në Serie A.

Milani i Sergio Conceiçaos e mposhti 0-3 Interin në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë, duke marshuar drejt finales së madhe.

Edhe në rast se Milani triumfon në finalen e Kupës, Conceiçao do të largohet nga San Siro pas përfundimit të sezonit.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Conceiçao mund ta merr drejtimin e një tjetër gjiganti italian.

Sipas Calciomercato, në rast se Lazio nuk siguron kualifikimin në garat europiane sezonin e ardhshëm, do ta shkarkojë trajnerin aktual Marco Baronni.

Pikërisht Conceiçao është kandidati kryesorë për tu ulur në stolin e Lacialëve edhe për faktin se një pjesë të madhe të karrierës së tij si futbollist e ka kaluar në Olimpico.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme