Ronald Araujo transferohet në Serie A.
Qendërmbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo është njëri nga lojtarët më të përfolur te Barcelona, pasiqë pritet të largohet nga Blaugranët pas përfundimit të sezonit.
Araujo e ka humbur vendin e titullarit te Barcelona dhe në janar ishte i lidhur me një kalim te Juventusi.
Klauzola e tij është 70 milionë euro nga qershori i këtij viti dhe nga kjo kërkon të përfitojnë Biankonerët.
Sipas Calciomercato, Juventus synon transferimin e Araujos në merkaton e verës duke paguar klauzolën prej 70 milionë eurove.