E çuditshme: Për 60 ditë vdesin 6 diplomatë rusë (Video)

Në 60 ditët e fundit kanë vdekur gjashtë diplomatë të lartë rus. Gati të gjithë kanë vdekur jashtë Rusisë. Disa u vranë, e për disa shkaku i vdekjes është i panjohur.


Për disa shkaku i vdekjes është përshkruar si ‘sulm në zemër’, e për disa të tjerë ‘sëmundje e shkurtër’, shkruan faqja Zero Hedge, përcjellë gazetametro.net.

1.Sigurisht e kujtoni vrasjen e ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov. Ai u vra në hapjen e një ekspozite në Ankara më 19 dhjetor të vitit të kaluar. Ai u vra nga një oficer policie në detyrë, i cili do të duhej t’i bënte roje atij.

2.Në të njëjtën ditë, një tjetër diplomat, Petr Polshikov, u vra në banesën e tij në Moskë. Arma u gjet në lavaman në banjo, dhe rrethanat e vrasjes janë ende nën hetim. Polshikov ishte një zyrtar i lartë për Amerikën Latine në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë.

3.Ambasadori i Rusisë në OKB Vitali Curkin, vdiq javën e kaluar në Nju Jork. Curkin u transferua në spital nga zyra e tij në misionin e Rusisë në OKB. Raportet fillestare tregojnë se ai vdiq nga një atak në zemër, dhe se tani janë duke u bërë hetime të hollësishme për shkaqet e vdekjes së tij.

4.Ambasadori rus në Indi Alexander Kadakin, vdiq më 27 janar të këtij viti në moshën 67 vjeçare, pas një “sëmundje të shkurtër”. Mediat raportuan se ai vuajti nga kjo sëmundje vetëm disa javë.

5.Konsulli rus në Athinë, Greqi, Andrej Malanin, u gjet i vdekur në banesën e tij më 9 janar. Policia greke tha se “nuk ka pasur shenja vdekjes nga dhuna”. Por Malanin ka jetuar në një rrugë që ishte i ruajtur mirë. Malanin ishte nën zjarr nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, pasi kishte punuar shumë në forcimin e marrëdhënieve në mes të Rusisë dhe Greqisë.

6.Ish-shefi i KGB’së Oleg Jerovinkin, i cili është i dyshuar për krijimin e dosjeve të Trump, u gjet i vdekur në veturën e tij më 26 dhjetor, sipas gazetës angleze Telegraph. Jerovinkin ishte edhe një bashkëpunëtor i ish-zëvendës kryeministrit Igor Sechin, i cili tani drejton kompaninë shtetërore Rosneft.

7.Në ditën e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, diplomati rus Sergei Krivov u gjet pa ndjenja në Konsullatën ruse në Nju Jork. Ai vdiq në vend. Raportet fillestare folën se ai kishte dëmtime nga goditja me një objekt të topitur.

Burimet ruse më vonë thanë se Krivov vdiq nga një “atak në zemër”.

BuzFeed më vonë shkroi se Krivov ishte përgjegjës për parandalimin e spiunazhit dhe sabotimit, që e bënte atë një nga njerëzit kryesorë rusë në Shtetet e Bashkuara.

8. Në nëntor 2015, Mikhail Lesin, një nga këshilltarët kryesorë të Putinit, i cili ishte edhe themelues i kompanisë mediatike Rusia Today, është gjetur i vdekur në një hotel në Uashington. Mediat ruse raportuan se ai vdiq nga një “atak në zemër”.

9. Në qoftë se ne do të shkojmë më tej, në shtator 2016, kemi arstin e aksidentit shumë të pazakontë që vrau shoferin Vladimir Putin, ndërsa ai po ngiste një zyrtare BMË të Vladimir Putin (Putin nuk ishte në veturë).

Zero Hedge shkruan se janë të njohura armët vdekjeprurëse me efekt të vonuar përmes të cilave vriten spiunët.

Disa kohë pas përdorimit të tyre, fillon në mënyrë sistematike dëmtimi i organizmit, që përfundon me sulm në zemër.

Kjo armë vdekjeprurëse është vështirë të zbulohet, pasi duket se viktima ka vdekur nga shkaqe natyrore, sepse rënia e helmit që shkon trupin prishet për disa orë dhe ajo bëhet e pamundur për t’ zbuluar.

Sipas Hedge Zero, është shumë e pazakontë që 6 zyrtarë të lartë rusë të vdesin në 60 ditë.

Gjithashtu, kjo faqe shkruan se nuk duhet harruar edhe ragjedinë në ditën e Krishtlindjeve, kur avioni ushtarak rus u rrëzua në Detin e Zi, me 60 anëtarë të korit ushtarak rus në bord.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme