Të paktën 46,000 njerëz janë vrarë në tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë dhe numri pritet të rritet, rreth 264,000 apartamente në Turqi u shkatërruan dhe shumë njerëz ende të zhdukur ndërsa shpëtimtarët kërkojnë për shenja jete nën rrënoja.
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi arriti në 40,642, ndërsa Siria raportoi të paktën 5,800 të vdekur, një numër që ka mbetur i pandryshuar prej ditësh.
Një video e postuar në rrjetet sociale dhe konkretisht në Twitter po shkakton emocion. Balona shumëngjyrëshe u vendosen në rrënoja.
Kjo lëvizje e udhëhequr nga fotografi Ogun Sever Okur, është në nderim të të gjithë fëmijëve që humbën jetën në dy tërmetet vdekjeprurëse dhe po ashtu edhe atyre që kanë mbetur nën rrënoja.