E diela me shi e shtrëngata, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Dita e dielë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.


Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët deri mesatar.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme