Disi e pazakontë, por në Rranxë të Bushatit, afro 15 kilometra larg nga qyteti i Shkodrës një rrugë mban emërtimin “SRBIJA”.
Emrat e rrugëve vendosen nga autoritet lokale dhe deri tani kishim parë emërtime ekzotike siç janë në Kamëz, por jo emërtime që cënojnë historinë apo prekin ndjeshmërinë nacionaliste.
Fotot e rrugës janë publikuar nga “Malësia.org” e cila shkruan: “Si ka mundësi që kjo rrugë e mori këtë emërtim, si e pranuan vendasit dhe e lejoi pushteti lokal nuk është e qartë, por një gjë është e qartë, se nga mbrëmë tabela e kësaj rruge u fshi me ngjyrë të zezë.”