Gjashtë ditë pas vrasjes se Lirije Lamit, Marjana Cmeta, asokohë 20 vjeçe shkoi në shtëpinë e Hysen Shehut, i njohur si hoxhë, për t’u rrëfyer tek ai për krimin.
Ajo nuk e dinte se hoxha po e regjistronte dhe po e filmonte të gjithë rrëfimin e saj për krimin në familjen Lami.
Ishte nuse për djalë të vetëm Marjana Cmeta dhe me këtë argument e fejuan që 18 vjeçe me mblesëri. Pas një viti Marjana edhe studente për mësuesi, u kthye tek prindërit, atëherë kur në ditën e pestë në shtëpinë e të shoqit vajtohej vjehrra.
Në fakt, ky kthim ishte ndarja përfundimtare, pas dyshimeve të familjarëve të Liries se ajo nuk ishte vetëvrarë. Me Marjanën në burg, e cila i ka lënë të bijën gjashtëmuajshe, i ati s’ka më fjalë.
“Jam mërzitur shumë për vdekjen e saj. Por, unë nuk e dija që kishin këto probleme kështu. Vajza e mori një goditje, nuk ka qenë mirë pas asaj kohe”, thotë Haki Cmeta.
Pas vdekjes së Liries, që rezultoi në fakt se ishte helmuar me fotoksinë në lëng portokalli nga nusja, të dyja familjet, njëra nga Zall-Mneri dhe tjetra nga Priska e ndërprenë miqësinë.
Oltiani, ish-bashkëshorti dhe djali i të ndjerës nuk e ka takuar ende vajzën që lindi nga martesa. Pasi varrosi të ëmën u vu në kërkim të së vërtetës.