‘E dua këtë djalin me cigare në dorë derisa Kuvendi po vlon nga gazi lotsjellës’ (Foto/Video)

Seanca në të cilën u votua marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, ka qenë ndër temat kryesore në mediat më prestigjioze të botës.

Hedhja e gazit lotsjellës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka prodhuar jo vetëm kronika tekstuale por edhe video interesante në mediat botërore.

Në Noë This, kanë qenë tepër interesante komentetet e shikuesve dhe lexuesve.

Atyre u ka rënë në sy deputeti i AAK’së, Gani Dreshaj i cili shihet me një cigare në dorë derisa Kuvendi ishte mbuluar nga ‘tymi i gazit lotsjellës’.

Ky detaj nuk u ka shpëtuar komentuesve të Now This.

Njëri nga ata ka shkruar “E dua këtë djalin me cigare në dorë derisa ka gaz lotsjellës në të gjitha anët’.

Ka pasur edhe komente të tjera në videon e përgatitur nga Now This. Komentuesit kanë shkruar se kryesisht ‘këto pamje janë mjaft argëtuese’. /Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme