Pamjet nga Larisa në Greqi janë të pabesueshme, duke treguar dëmet e rënda të shkaktuara nga rrufeja në një shtëpi në rrugën Karditsis, në lartësinë e Agia Paraskevi, si pasojë e motit të keq, i cili filloi nga veriu dhe tashmë ka kaluar në Thesali.
Rrufeja sipas eleftheria.gr ka shkaktuar dëme të rënda materiale në banesë. Fatmirësisht, personat që banonin mundën të largoheshin në kohë pa ndonjë incident.
Për të shuar zjarrin e rënë nga rrufeja është dashur të provojnë forcat e Zjarrfikësve të Larisës./GSH



