Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të kthehet në rrjetet sociale së shpejti.
Sipas ‘Dailymail’, Trump do krijojë vetë një rrjet social.
Ketë lajm e ka dhënë këshilltari i Trump, Jason Miller. Miller deklaroi se, Trump mund të kthehet në ‘botën online’, brenda 2-3 mujash.
Për shkak të protestave që u mbajtën në 6 janar në Capitol Hill, dhe ‘mbështetjes’ që Trump u dha atyre, ai u bllokua nga të gjitha rrjetet sociale që përdorte, duke filluar nga Twitter, Facebook, Instagram, Snapchat dhe YouTube.
© SYRI.net