“E ka vendosur pa pyetur publikun!”/ Ina Zhupa: “The Albanian Files”, projekti i Ramës për një Shqipëri kundra shqiptarëve

Kryetarja e Komisionit për kulturën, turizmin dhe diasporën, Ina Zhupa, ka risjell në vëmendje një pjesë të intervistës së Edi Ramës për CNN rreth përmbajtjes së “The Albanian Files”. Siç theksohet nga intervista, Zhupa ka deklaruar se libri nuk është thjesht një botim, por pasqyron projektin e Shqipërisë që kryeministri Edi Rama ka ndërtuar në funksion të oligarkëve dhe kundër interesit publik.

Zhupa thekson se në libër shfaqen projekte mbi toka dhe asete publike, në zona të mbrojtura dhe pranë trashëgimisë kombëtare, ndërsa akuzon se vendimmarrja është përqendruar te një vizion personal, me klientë të paracaktuar dhe miliona euro projekte, pa pyetur shqiptarët dhe pa vendosur në qendër interesin e shumicës.

Reagimi i Ina Zhupës:
“The Albanian Files” ndodhet “Shqipëria e Re” që Edi Rama ka projektuar, një Shqipëri për oligarkët, kundër shqiptarëve.
Një libër ku shfaqen projekte mbi toka publike, në zona të mbrojtura, pranë trashëgimisë kombëtare dhe mbi asete publike. Një klient i paracaktuar, një studio e përzgjedhur vetë, miliona euro projekte dhe vizioni i një njeriu si plan zhvillimor për vendin.
Arkitektët në zyrën e “kryearkitektit” Rama, duke pikturuar Shqipërinë që i shërben pakicës dhe jo shumicës së shqiptarëve.
Dhe për të gjithë skeptikët që thonë se “është thjesht një libër”, dëgjojeni një moment sinqeriteti në CNN. Nuk është thjesht një libër. Është projekti i Shqipërisë që Rama ka vendosur pa pyetur për interesin publik dhe për shqiptarët.

The post “E ka vendosur pa pyetur publikun!”/ Ina Zhupa: “The Albanian Files”, projekti i Ramës për një Shqipëri kundra shqiptarëve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme