E kaluara e errët e Dardan Krivaqës, në 2017 bëri për spital ish të dashurën dhe sulmoi familjarin me thikë

Publikimi i ngjarjes së rëndë në Kosovë ku Dardan Krivaqa dyshohet se vrau 18-vjeçaren Marigona Osmani, ka zbuluar disa episode ku ka qenë i përfshirë autori. Për shumë nxënës të shkollës “Gjon Serreçi” në Ferizaj, fytyra e Dardanit ishte e njohur.

Një nga ish nxënësit e kësaj shkolle, G.B. tregon që kur ishte në klasë të gjashtë, Dardani, e kishte ndaluar për t’i vjedhur të gjitha gjërat që i kishte. “Kemi qenë me një shok prapa gjimnazit në Ferizaj, kur Dardani na ka dal me thikë dhe shokut ia ka marr telefonin Nokia Gold”.

Dardani nuk është një person i panjohur në policinë. Sipas mediave në Kosovë ai ka 122 precedentë të mëparshëm penalë. Veprat për të cilat dyshohet Krivaqa janë si vijon: 11 raste për grabitje, 93 raste të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë, 1 rast dhunimi, 12 raste pranimi të gjërave të vjedhura, si dhe pesë lëndime trupore.

Krivaqa, i cili po bashkëjetonte prej më shumë se dy muajsh me viktimën, dyshohet se e ka vrarë 18-vjeçaren e më pas, bashkë me Arbër Sejdiun, e kanë dërguar trupin e pajetë në repartin e emergjencës së Spitalit Rajonal të Ferizajt.

Dardan Krivaqa kishte ushtruar dhunë edhe ndaj të dashurës në vitin 2017. Në qershor të këtij viti Krivaqa kishte sulmuar me thikë familjarin e saj për shkak se i njëjti kishte tentuar ta largonte nga dhuna që Krivaqa i shkaktonte familjares së tij. Lidhur me këtë rast ishte hapur hetimi për “lëndim të lehtë trupor”. Një tjetër akuzë që rëndon ndaj tij është plagosja e një polici në fund të vitit 2020. /abcnews.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme