Manchester United i vendos çmimin Dumfries.
Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries është njëri nga lojtarët më të përfolur te Neroaxurët.
Falë paraqitjeve mbreslënëse këtë sezon, Dumfries ka përfunduar në shënjestrën e disa gjigantëve europian si Reali dhe Manchester United.
Edhe përkundër rinovimit të kontratës deri në vitin 2028, zikaltërit janë të hapur ta lënë të lirë për 50 milionë euro.
Manchester United thuhet se po pozicionohet si favoriti për të siguruar transferimin e Dumfries, përpara fillimit të merkatos së verës.
Edhe pse ka ende kohë deri në hapjen e merkatos së verës, duket se Manchester United po përgatit terrenin për të bërë lëvizjen e tyre në muajt në vijim.