E kishte kthyer lokalin në kazino, arrestohet i riu nga Kurbini (Foto)

Finalizohet operacioni policor i koduar “Monitorët” për goditjen e 1 rasti të veprimtarisë së organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit


Sekuestrohen kompjuterë, tavolina pokeri, çipsa dhe letra bixhozi

Vihet në pranga 35 vjeçari që kishte marrë me qira lokalin dhe organizonte lojëra fati

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin në bashkëpunim me shërbimet policore të DVP  Lezhë, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit, si dhe duke u bazuar në informacione policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Monitorët” duke  bërë të mundur goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E.Sh. 35 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient magazinë të cilën e kishte marrë me qera, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

–  3 kompiutera si ato të lojëra të fatit në gjendje të ndezur

– një tavolinë pokeri

–  një valixhe me 300 çipsa brenda

– tre pako letra bixhozi

– 10 karrige.

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të veprimtarisë së paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme