E krahasojnë me Inzaghin, talenti shqiptar transferohet në Serie A

Shtohet kolonia e futbollistëve shqiptarë në Serie A. Pas Ylber Ramadanit, i cili do të jetë pjesë e Lecces në tri sezonet e ardhshme, në elitën e futbollit italian do të luajë edhe Stiven Shpendi.

Sulmuesi i talentuar është transferuar nga Cesena e Serie C tek Empoli. Aty ku do të ketë shok skuadre Ardian Ismajlin, qendërmbrojtësin e kombëtares kuqezi.

20-vjeçari bëri shumë mirë në edicionin e fundit me Cesenan, shënoi 12 gola dhe u shpall lojtari më i mirë i skuadrës bardhezi.

Klubi toskan, që njihet për rritjen e talenteve dhe shitjen më pas të tyre drejt klubeve më të mëdha, ka investuar 2.2 milionë euro për shërbimet e Shpendit.

Drejtuesit e dy klubeve kanë rënë dakord për huazimin 2-vjeçar me detyrim blerjeje nga Empoli në verën e vitit 2025.

Ndërkohë që Cesena ka mbajtur 30% të kartonit të goleadorit pukjan, i cili është gati të shfaqë cilësitë e tij në Serie A.

Shpendi është pjesë e Shqipërisë U21. Me kuqezinjtë e Alban Bushit numëron deri tani 5 ndeshje dhe 2 gola.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme