E KRYER/ Igli Tare i befason sërish të gjithë te Milani, konfirmohet transferimi i parë me Alegrin si trajner

Luka Modriç mund të quhet tashmë transferimi i parë te Milani. Mesfushori kroat ka pranuar ofertën e Igli Tares, që edhe njëherë i befason të gjithë te kuqezinjtë.


Në kohë rekord, drejtori sportiv i Milanit arriti akordin me mesfushorin kroat. Tare i shkoi ish-mesfushorit të Realit në Rijeka të Kroacisë.

39-vjeçari do të bëhet transferimi i parë i Milanit me Alegrin trajner. Befasia te Tare qëndron për shpejtësinë e arritjes së akordit. Kujtojmë se e njëjta gjë ndodhi edhe me Alegrin.

Për vetë Modriç do të jetë eksperienca e parë në Itali. Më parë ka luajtur në Kroaci, Bosnjë, Angli dhe së fundmi te Reali ku u kthye në legjendë.

PANORAMASPORT.AL 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme