E la e dashura, e kuptoi se e kishte votuar Trumpin

Një anëtar i të rinjve republikanë në Filadelfia ka treguar se për shkak të presidentit Donald Trump është ndarë nga e dashura.

Tridhjetedyvjeçari Brian Leab tha se dashnorja e tij e kishte braktisur sapo kishte kuptuar se ai kishte votuar për presidentin aktual të SHBA-së.

“Kur dëgjoi se kam votuar për Trumpin, ajo ndërpreu bisedën dhe më tha: ‘A e di çfarë, Brian? Mendoj se jemi dy persona plotësisht të kundërt’”.

“Pastaj në mënyrë demonstrative u ngrit dhe shkoi”, ka shpjeguar Brian.

Çifti ishte njohur përmes aplikacionit për njohje, transmeton Ksp.

Ekspertja për lidhje, Jean Fitzpatrick ka deklaruar më herët gjatë këtij viti, se Trump është shndërruar ndër temat kryesore të bisedimeve mes çifteve, shkruajnë mediat britanike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme