E la fëmijën mes gjakut të të atit, arrestohet nëna ku i dashuri i plagosi bashkëshortin

Policia ka vënë në pranga 29-vjeçaren Melisa Hoxhallari, e cila akuzohet për plagosjen me armë zjarri të bashkëshortit të saj, Gledian Hoxhallari, në një lokal në Fier. Ngjarja ndodhi në prani të fëmijës së tyre të mitur, duke tronditur opinionin publik.


Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sipas hetimeve paraprake, Melisa Hoxhallari ka qenë bashkë me të dashurin e saj në momentin e ngjarjes, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në kryerjen e sulmit me armë. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia dhe vijojnë operacionet për kapjen e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Më datë 05.01.2025, në lagjen “Apollonia”, dyshohet se shtetasi K. B. (aktualisht në kërkim), në bashkëpunim me 29-vjeçaren, plagosi me armë zjarri, shtetasin G. H., 40 vjeç“, njofton policia.

Si ndodhi ngjarja

Gledian Hoxhallari u qëllua nga i dashuri i ish-gruas së tij në një kafene në afërsi të “Zogut të Zi” në Fier, pas një zënke që kishte nisur mes të treve për kujdestarinë e djalit.

Gjithçka që ka ndodhur më pas është edhe më tronditëse, pasi në tavolinë me ta ndodhej edhe djali i çiftit, të cilët kishin hyrë në proces divorci. Dhe ngjarja nuk përfundon këtu. Pas plagosjes së 40-vjeçarit nga i riu, që sipas policisë është i dashuri i ish-bashkëshortes së Hoxhallarit, çifti është larguar nga vendi i ngjarjes, duke marrë me vete njëri-tjetrin dhe duke lënë pas fëmijën.

Fëmija, i mbetur mes të atit të gjakosur dhe nënës së tij, i ka kërkuar kësaj të fundit të mos largohej, por ajo ka ikur duke e braktisur djalin në lokalin ku ndodhi krimi.

Hoxhallari u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe ndodhet nën kujdes intensiv, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit të plagosjes dhe të gruas.

Ngjarja

Gledian Hoxhallari dhe ish-bashkëshortja e tij, Melisa Hoxhallari, prej tre muajsh ndodhen në proces divorci. Në seancat e para gjyqësore ishte vendosur një kalendar për kujdesin e përbashkët ndaj djalit 9-vjeçar, gjatë ditës me të atin, në mbrëmje me të ëmën.

Të dielën, fëmija kishte qëndruar me babain. Në darkë, Glediani telefonoi ish-bashkëshorten për t’i dorëzuar fëmijën në një lokal pranë “Zogut të Zi”. Ajo mbërriti në shoqërinë e të dashurit të saj, Klement Beqaj, 25 vjeç. Pasi u takuan, nisën debatet për kujdestarinë e djalit. Pas përplasjes verbale, Beqaj nxori armën dhe qëlloi mbi Hoxhallarin.

Çifti u largua duke e lënë fëmijën me babanë e plagosur. Policia reagoi menjëherë, identifikoi autorin dhe nisi kërkimet, të cilat vazhdojnë ende.

Sipas hetimeve, Melisa e kishte kallëzuar më parë Gledianin për dhunë dhe ndaj saj kishte një urdhër mbrojtjeje. Ende nuk dihet si është lejuar kontakti mes tyre nga gjykata, pavarësisht urdhrit në fuqi. Djali aktualisht ndodhet nën kujdesin e gjyshërve nga ana e babait.

Gjykata e Fierit ka caktuar masën “Arrest në burg” për Klement Beqajn për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve”, ndërsa për Melisa Hoxhallarin për “Moskallëzim të krimit”. Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme