E Majta, kallëzim penal për kryeparlamentarin Gashi: Nuk konstatoi konflikt interesi te Xhaferi

Deputetët e Së Majtës kanë parashtruar kallëzim penal kundër kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Punë e papërgjegjshme gjatë shërbimit”, e dënueshme sipas nenit 353v. të Kodit Penal, me burg deri në tre vjet. E Majta thotë se padia ka të bëjë me rastin e mosrevokimit të mandatit të deputetit Talat Xhaferi nga BDI-ja, për shkak të mospërputhjes dhe mospajtimit të funksioneve “kryeministër” dhe “deputet”, thuhet në njoftimin e partisë. “I akuzuari ka qenë i detyruar që të konstatojë situatën e konfliktit të interesave dhe akumulimin e funksioneve te Xhaferi dhe ta shtojë rendin e ditës në seancën e parë të radhës, por ai ka refuzuar ta bëjë atë që e ka pasur për detyrë edhe përskaj kërkesës me shkrim nga E Majta si dhe vërejtjeve nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit”, thuhet në njoftimin e Të Majtës. Gashi dhe kabineti i tij deri tani nuk kanë reaguar për kallëzimin penal. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme