E marrosur pas Yllit, punonjësja e pikës së këmbimit valutor vjedh miliona për të dashurin

Vodhi afro 12 milionë lekë në zyrën e piës së këmbimit valutor, prokuroria kërkon arrest në burg për Blerina Shtepani. Nga hetimet ka rezultuar se vjedhja është bërë për 1 javë. Shtepani nisi punë në zyrën e këmbimit valutor më datë 27.7.2022 ndërsa vjedhja u konstatua me 2 gusht 2022.

Shtepani është prezantuar tek pronarët e exhcange si ish punonjëse banke. Kur është konstatuar vjedhja ajo e ka mohuar. Më pas ka thënë se nëse mungojnë lekë gjatë turnit të saj, do ta zëvendësonte. Kur pronarët i kanë thënë shifrën që mungonte, është zënë me ta duke iu thënë kë akuzoni ju.

Janë hapur kamerat dhe ka rezultuar se Shtepani del me tufa lekësh nga zyra këmbimit e kthehet pas 20 ose 40 minutash duke vendosur në arkë lekë monedha.

Me datë 9 gusht 2022 kur nuk ka kthyer shumën e vjedhur ajo është vetëdorëzuar ne polici duke pranuar vjedhje e shpjeguar se lekët ia ka dhënë një shtetasi me emrin Ylli.

Yllin e kisha te dashur për të kam marrë edhe kredi pasi ai me kërkonte para të investonte ne Bitcoin”

Ndërkohë nga bilanci pronarëve u del 1.2 milion më pak. Shtepani pranon se ka vjedhur 700 mijë lekë.

“Isha aq e varur nga Ylli sa fiktivisht u martova me kushëririn e tij që ai te merrte mbiemrin tim e të shmangte problemet me drejtësinë.” ka treguar ajo në polici./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme