E masakruan për një karikues, viktima ishte djali i vetëm i rekordmenit shqiptar

Vrasja e 22-vjeçarit Marv Mihalika tronditur opinionin publik.

Mbrëmjen e djeshme pas një sherri banal për një karikues, 4 persona kanë dhunuar e më pas kanë therur me thikë 22-vjeçarin.

Marvi ishte djali i vetëm i atletit të njohur shqiptar, Pavllo Mihali, i cili prej vitit 1983 mban rekordin në kërcimin me shkop (5.21 metra).

Marvi Mihali humbi jetën për shkak të një sherri banal, mesnatën e kaluar. Fillimisht ai u konfliktua fillimisht me 19-vjeçarin Dejvi Bitraj dhe më pas u qëllua me thikë nga kushëriri i tij Eugen Bitraj.

Mihali dhe 19-vjeçari janë zënë dhe kanë përdorur fjalë fyese e sharje ndaj njëri-tjetrit, ndërsa më pas ka ndërhyrë djali i xhaxhait të Dejvit, 24-vjeçari Bitraj, shkruan BW.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30 mbrëmjen e kaluar, ndërsa policia arrestoi pak orë më vonë edhe autorin e dyshuar dhe 3 bashkëpunëtorët e tij.

Katër të rinjtë Eugen Bitraj, 24 vjeç; Dejvi Bitraj,19 vjeç; Kridens Alla,19 vjeç dhe Marsel Alla, 23 vjeç do të qëndrojnë në qeli deri në qartësimin e rrethanave dhe rolit të tyre në krim. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme