Ngjarja tragjike dyshohet se ka të bëjë me një lidhje që viktima kishte me një vajzë të mitur! Motra e 26-vjeçarit Martin Çeço, i cili u mbyt me litar nga tre persona dhe u hodh në rezervuarin e Maliqit ka rrëfyer se vëllain e kërcënonin duke i thënë se “do të dalësh këtu, të presim, po nuk erdhe do të vijmë në shtëpi”.
Sipas saj, i vëllai i saj nuk i kishte treguar se cilët ishin personat që e kishin kërcënuar dhe as arsyen e këtij kërcënimi.
Policia arrestoi për ngjarjen dy kushërinjtë Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, si dhe Bleti Angjo. Të arrestuari nuk kanë lidhje familjare me vajzën e mitur, me të cilën kishte lidhje 26-vjeçarin Martin Çeço.
PJESË NGA RRËFIMI:
Çfarë ka ndodhur me vëllanë tuaj?
E motra e 26 vjeçarit: E kanë marrë në 1 të natës, e merrnin në telefon dhe e kërcënonin. Do dalësh do vish këtu, të presim, po nuk erdhe do të vijmë në shtëpi.
Pse e kërcënonin ?
E motra e 26 vjeçarit: Nuk e di
A kishte probleme, ishte grindur me njeri?
E motra e 26 vjeçarit: Jo nuk ishte grindur
Ju jetoni në Greqi nga e morët vesh që e kërcënonin?
E motra e 26 vjeçarit: Më merrte në telefon vazhdimisht, më thoshte kam një hall. Më trego motrës i thosha, po nuk e tregonte.
Prej sa kohësh vazhdonin kërcënimet?
E motra e 26 vjeçarit: Para nja tre ditësh.
Ta tregoi se pse e kërcënonin?
E motra e 26 vjeçarit: Jo nuk më tregoi e mbante përbrenda, vetëm qante.
Ishte i lidhur vëllai juaj?
E motra e 26 vjeçarit: Po i ishte i lidhur
A kishte probleme me vajzën?
E motra e 26 vjeçarit: Jo nuk kishte



