Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për të mërkurën dhe të enjten.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në pjesën e parë të dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite me vranësira të dendura të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit të dobët.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius”, njofton IHMK.
“Shtypja atmosferike do të shënoj rritje. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK.