“E mira e Kosovës, koalicioni parazgjedhor LDK-VV-AKR”

Me afrimin e datës së zgjedhjeve të parkohshme parlamentare, në LDK janë shtuar zërat për një koalicion parazgjedhor me VV-në dhe AKR-në.E një koalicion të tillë parazgjedhor e konsideron si të duhur dhe në të mirë të vendit edhe Fadil Berjani ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe njëherit zyrtar i LDK-së.“E mira për Kosovën dhe qytetarin koalicioni parazgjedhr LDK-VV-AKR”, tha ai për Blic

Fadil Berjani, zyrtar i LDK-se


Edhe Adem Salihaj, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së preferon që partia e tij të hyjë në koalicion parazgjedhor me VV-në dhe AKR-në.“E shoh të arsyeshme ta bëj publik qëndrimin tim rreth koalicioneve. Qëndrimi im është se koalicioni LDK-VV-AKR–PSHDK-ALTERNATIVA është koalicioni më i mirë për rrethanat, në të cilat gjendet Kosova”, ka shkruar Salihaj në Facebook.Ndryshe Kryeministri në largim Isa Mustafa, gjatë një takimi të mbajtur sot me struktura të LDK-së ka bërë të ditur se më nuk do të kandidoj për Kryeministër të vendit.11 qershori është caktuar data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme