E mitura denoncoi fqinjin se e ngacmoi seksualisht në plazh, Gjykata vendos për 60-vjeçarin

Gjykata e Kavajës ka caktuar masës e sigurisë “arrest shtëpie” për një 60-vjeçar, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

60-vjeçari u arrestua ditën e djelë pasi u akuzua nga prindërit e të miturës, se ka ngacmuar vajzën e tyre, 13-vjeçare në zonën e Qerretit ku ndodheshin me pushime.

Ndërkohë, ishte prokuroria ajo që kërkoi këtë masë sigurie ndërsa Gjykata e Kavajës e ka lënë në fuqi.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura.

Siç raporton gazetari Leonidha Musaj për ABC News, Gjykata ka vlerësuar se nuk ka patur prova të mjaftueshme për të fajësuar 60-vjeçarin.

60-vjeçari ka deklaruar se nuk e ka ngacmuar dhe nuk ka patur qëllime të tilla.

Sakaq oficeret e policisë gjyqësore do të vijojnë hetimet për të mbledhur prova të tjera për të dokumentuar këtë ngjarje./abcnews.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme