Nëna e një vajze të mitur nga Skënderaj ka denoncuar një mashkull në policia, pasi që sipas saj vajza e saj e mitur detyrohet të takohet me të dyshuarin.
Derisa polica ka njoftuar se në Skënderaj e Mitrovicë nga muaji mars deri tash, ankuesja ka raportuar se vajza e saj e mitur takohet me një person pa pëlqimin e prindërve.
Ndërsa tash në polici është paraqitur i dyshuari i cili është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt për veprën sulm seksual.