E moshuara bie nga tarraca e Azilit në Gjirokastër dhe plagoset, ja si paraqitet gjendja e saj në spital!

Një grua e moshuar që ishte e akomoduar në Azilin e të Moshuarve në Gjirokastër, mbeti e plagosur.


Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 12:30. Shkak është bërë rënia e saj aksidentale sipas hetimeve paraprake, nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve.

Për pasojë ka marrë plagë e fraktura dhe u dërgua për mjekim në spitalin rajonal.

“Rreth orës 12:30, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve, ku ishte akomoduar, shtetasja Sh. Z., 72 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve”, bëri me dije policia vendore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme