E mposhti kancerin, Haller është kthyer në stërvitje te Borussia Dortmund

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Sebastien Haller, është kthyer në stërvitje te Borussia Dortmund pas gati gjashtë muaj shkaku i trajtimit të kancerit në testikuj.

Haller postoi fotografi ku shihet duke u stërvitur në palestër në Dortmund dhe tha se mezi pret të kthehet në fushë në vitin 2023.

“Përshëndetje djelmosha, më në fund jam kthyer!”.

“Nuk ishte aq e lehtë, por me mbështetjen tuaj ishte më mirë dhe më e lehtë për t’u bërë. Kështu që mezi pres t’ju shoh në stadium për disa fitore”, tha ai në një video-mesazh në rrjetet sociale të Dortmundit.

Është një hap i vogël, por domethënës në atë që mbetet një rrugë e gjatë drejt kthimit në gara për Hallerin.

Ish-sulmuesi i West Ham Unitedit dhe Ajaxit kishte nevojë për dy operacione dhe iu nënshtrua kimioterapisë për ta kaluar sfidën.

Dortmundi niset të premten për një kamp stërvitor dimëror në Spanjë përpara se sezoni i Bundesligës të rifillojë më vonë këtë muaj.

Haller kishte nënshkruar me Dortmundin pas transferimit nga Ajaxi për 31 milionë euro në fillim të atij muaji dhe pritej shumë prej sulmuesit.

Haller, 28-vjeçar, ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2026.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme