Fation Janina, 39-vjeçari i cili u arrestua paraditen e sotme, për vrasjen e të moshuarit Paulin Gina, ka pranuar krimin para uniformave blu, duke deklaruar se arsyeja e krimit ndodhi për një borxh që ai ia kërkoi 82 vjeçarit.
39 vjeçari, përgjatë deklaratës së tij në Polici, është shprehur se ka shkuar në banesën e Paulin Ginës për t’i kërkuar një borxh në vlerë 200 mijë lekë (të vjetra), gjë që i moshuari nuk ka pranuar të bëjë.
Sipas Janinës, i moshuari e ka cilësuar 39 vjeçarin si drogaxhi, ndaj dhe nuk i ka dhënë lekët.
Më pas ka nisur edhe sherri që siç tregon Fation Janina janë përleshur për rreth një orë, ku 82-vjeçari Gina ka tentuar ta godasë me çekiç.
“Po unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje qe po dilte nga shtëpia nga kati i 5 ku unë banoj te sheshpushimi i shkollave. I thashë hajde flasim për atë borxhin që me ke se me duhen lekët për Viti e Ri. U futëm të shtëpia e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam lekë. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë. Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa here me çekiç derisa ngeli i shtrirë në toke. Me pas mora thikat dhe çekiçin dhe i dërgova në shtëpinë time. Kur dola mbyllja edhe derën e jashtme te tij me çelës. Shkova ne shtëpi fsheha thikat dhe çekiçin, ndërrova edhe rrobat e gjakosura dhe me pas ne gjendje te renduar psikologjike ika edhe nga shtëpia unë nga frika e policisë”, ka rrëfyer autori i krimit.